Ardhja e Trump në Tiranë, Çoçoli: Pozitive, por është shumë shpejt për të debatuar
Kryeministri Edi Rama njoftoi këtë të hënë se pritet që Presidentit i SHBA-ve Donald Trump të vizitojë Shqipërinë në vitin 2027-të, në kuadër të Samitit të NATO-s.
Duke folur mbi këtë në “NOW’ me Erla Mëhillin, eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli u shpreh se nëse kjo vizitë do të realizohet do jetë shumë pozitive dhe kjo tregon rritjen e prestigjit të vendit tonë.
Ai i quajti të kota debatet politike që ka hapur deklarata e kryeministrit Edi Rama duke thënë se 2027-ta ka kohë dhe nuk është aq shpejt, duke bërë një paralele të situatës me shprehjen popullore; “Tigani në zjarr peshku në det”.
“Nëse Trump vjen në Tiranë është gjë e mirë dhe rritje e prestigjit të Shqipërisë. Kemi ardhur në këtë ditë të rritjes së imazhit të vendit pasi kemi pasur dy vite të mira edhe në periudhën e drejtimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Rëndësi ka që ne jemi organizatorë të Samitit të NATO-s në vitin 2027 dhe jo se kush do ta presë Donald Trump, prandaj përdora shprehjen popullore që peshku është ende në det ne përgatisim tiganin në zjarr. Trump po bëhet faktor në mbarë botën duke hapur debate në shtete të ndryshme”, tha Çoçoli.
Sipas Çoçolit vendi jonë e meriton organzimin e samitit të NATO-s ndërsa Dorian Teliti i PD-së tha se kjo nuk ndryshon asgjë për Shqipërinë sa kohë të jetë Rmaa në pushtet.
LEXONI GJITHASHTU:
Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
Rriten me 32% të ardhurat nga qiradhënia e pronave të sekuestruara, 132 milionë lekë në 6 muaj
- 15:59 Sulm me thikë në një kishë katolike në Irlandë, plagoset rëndë një grua
- 15:41 Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën
- 15:23 Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar dhe qeverinë, zbardhet agjenda e takimit
- 15:20 Momente frike në SHBA, avioni prek pistën me bisht dhe shkakton shkëndija (VIDEO)
- 14:52 Publikohen pamjet, lëvizjet e dyshuara të parave brenda filialit të Postës Shqiptare në Durrës (VIDEO)
- 14:52 Zgjerohet shpërthimi i Ebolës në Kongo, OBSH: mbi 2 mijë raste dhe 1 mijë vdekje