“Më kishte 200 mijë lekë borxh”- Dëshmia e 39-vjeçarit që masakroi me thikë fqinjin

31 Dhjetor 2024 | 14:12

I moshuari në Durrës u vra nga fqinji i tij pas një sherri për një borxh. 82-vjeçari Paulin Gina u qëllua me thikë nga 39-vjeçari Fatjon Janina, i cili është arrestuar për ngjarjen e rëndë.

Policia e Durrësit ka identifikuar dhe ka arrestuar autorin e vrasjes së 82-vjeçarit Paulin Gina, i cili u gjet i masakruar me thikë në banesën e tij në lagjen nr. 16 të qytetit bregdetar. Autori i ngjarjes së rëndë është fqinj i viktimës, 39-vjeçari Fatjon Janina, i cili u vu në pranga.

Viktima u godit me thikë pas një sherri për një borxh prej 20 mijë lekësh, që autori pretendon se i detyrohej.

Mjetet e krimit u fshehën nga autori, i cili gjithashtu mbylli derën e banesës së viktimës me çelës nga jashtë për të shmangur zbulimin e krimit. Policia kreu një kontroll në banesën e autorit të dyshuar, ku u gjetën dhe u sekuestruan si prova materiale 2 thika, 1 çekiç, dhe veshje të mbushura me gjak, të cilat dyshohet se i ka përdorur autori gjatë kryerjes së krimit.

Në dëshminë paraprake, 39-vjeçari që tashmë akuzohet për vrasje me dashje, ka deklaruar se viktima e ka ofenduar dhe ka tentuar ta godasë me çekiç.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026