Drita jeshile për merkaton e janarit, disa nga lëvizjet më interesante
Nga kjo e mërkurë është hapur zyrtarisht merkato e transferimeve për periudhën dimërore, ku skuadrat vihen në lëvizje për të siguruar përforcimet e duhura. Ndryshe nga ajo verore në të cilën projektohet i gjithë ekipi, në këtë moment është faza e konsolidimit me 1 apo 2 afrime, ndërsa baza kryesore mbetet e pandryshuar.
Janë një mori lojtarësh, mjaft të njohur në kontinentin e vjetër, emrat e të cilëve kanë qarkulluar, se mund të ndryshojnë destinacion, megjithëse mbetet në kuadrin e thashethemeve.
Ndër më të përfolurit mbetet ylli i djajve të kuq Marcus Rashford, i cili nuk është në planet e trajnerit Ruben Amorim.
27-vjeçari pritet të largohet sa më shpejt nga Old Traford. Për të interesohen PSG, Real Madrid dhe klubet arabe. Dëshira e gjithsecilit është golashënuesi më i mirë i vitit 2024, Gyokeres, që aktualisht aktivizohet te Sporting Lisbona. Ai është ndër lojtarët më të kërkuar në merkato dhe dëshirohet në Premier League. Nuk ngelet pas as Osimhen, por edhe dyshja Nico Williams-TA Arnold, me këtë të fundit që thuajse mund të konsiderohet i Realit të Madridit.
Koha për të marrë vendimin është deri javën e parë të muajit shkurt ku dhe mbyllet merkato e transferimeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë
I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)
Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë