Disiplina bllokon merkaton për Tiranën dhe Dinamon
Dy klubeve të kryeqytetit, Tiranës dhe Dinamos, iu është bllokuar merkato për tre periudha, për shkak se nuk kanë shlyer detyrimet ndaj ish-futbollistëve të tyre.
Kjo njoftohet nga FSHF e cila ka publikuar vendimet e Komisionit të Disiplinës.
VENDIME
Dinamo City, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 14, datë 15.03.2024 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 13, datë 19.02.2024 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.
Gjithashtu Tirana dhe Kukësi, janë paralajmëruar për shlyerjen e detyrimeve ndaj Visar Bekajt dhe Atdhe Rashitit, pasi në të kundërt do të përballen me dënime.
Pranimin e kërkesës së kërkuesit Visar Bekaj. KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 18, datë 25.07.2024 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
Ndërsa për sherrin e ndodhur në futbollin e femrave, te Gramshi është pezulluar drejtoresha Edonisa Aliu me 15 ndeshje, po ashtu edhe lojtaret Fleta Musaj me 10 ndeshje dhe Klesta Ago me 4 ndeshje. Te Partizani i vajzave, është pezulluar zyrtarja Aurora Seranaj me 10 ndeshje, për sulm ndaj kundërshtarëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë
I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)
Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë