Kakavijë, përfundojnë festat, nis kthimi i emigrantëve në Greqi
Në doganën e Kakavijes, ka nisur kthimi në Greqi i bashkatdhetarëve tanë të cilët kaluan festat e fundvitit në atdhe.
Sipas Policisë Kufitare në Gjirokastër, ditën e enjte udhëtuan për në Greqi rreth 3 mijë persona. Pala shqiptare ka punuar me 3-5 sportele në varësi të fluksit ndërsa policia greke me 4 të tillë, 2 sportele në hyrje dhe 2 në dalje.
Në total ditën e enjte nëpërmjet doganës së Kakavijes lëvizën në të dyja anët e kufirit rreth 4500 persona dhe 1700 automjete të cilët nuk ndeshën radhë pritje në sportelet e dokumenteve. Rritje e ndjeshme e fluksit të lëvizjes në drejtim të Greqisë pritet të regjistrohet gjatë fundjavës.
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ditët e fundit të muajit dhjetor 2024 inspektuan punën në doganën e Kakavijes si dhe zhvilluan një takim me palën greke duke garantuar evitimin e radhëve gjatë kthimit të emigrantëve në Greqi.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet