I vodhi me dhunë 400 euro punonjësit të një lavazhi, ndalohet 19-vjeçari

4 Janar 2025 | 11:10

Një 19-vjeçar në Sarandë është ndaluar pasi natën e ndërrimit të viteve i ka vjedhur punonjësit të një lavazhi 400 euro.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e rasteve të ndodhura dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, organizuan punën për identifikimin dhe ndalimin e autorit të një rasti të vjedhjes me dhunë në qytetin e Sarandës. Si rezultat, u bë i mundur ndalimi i shtetasit:

  1. A., 19 vjeç, banues në Sarandë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 31.12.2024, në lagjen nr. 3, Sarandë, i ka vjedhur me dhunë shumën prej 400 eurosh një punonjësi lavazhi”,-thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:30 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026