Të dënuar me 20 vite burg, shqiptarët arratisen nga burgu grek. Morën 5 ditë leje…

4 Janar 2025 | 13:56

Arratisja e dy shqiptarëve nga një burg grek ka ngritur në këmbë autoritete policore, por nga ana tjetër ka vënë në pikëpyetje masat e sigurisë në këto institucione.

Romeo Qosja dhe Lefter Toçi u arratisën nga burgu grek në Kassavetia mbrëmjen e 2 Janarit.

Dy të burgosurit ishin dënuar me nga 20 vite burg për vepra të rënda kriminale.

Romeo Qosja nga Cërriku i dënuar për vrasje, grabitje, shkatërrim prone me zjarr dhe armëmbajtje pa leje dhe Lefter Toçi nga Bradasheshi i Elbasanit i dënuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale, bashkëpunim në vrasje, plagosje me pasojë vdekje, grabitje, shkatërrim prone me zjarr.

Të arratisurve u kishin dhënë pesë ditë pushim në vitin 2024 dhe me sa duket përfituan nga leja për të planifikuar arratisjen e tyre.

Zhdukja e tyre u zbulua në orën 21:00 të së enjtes kur efektivët shkuan të kontrollonin qelitë dhe i gjetën bosh.

Që nga viti 2019 mbaheshin në burgje të sigurisë së ulët, në një zonë të parrethuar, për shkak të sjelljes së mirë. Dhoma e tyre kontrollohej vetëm disa herë në ditë nga stafi. Në 5 vite ata kishin përfituar 5 herë leje për të dalë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë. Disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë me...
00:15 | 05/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026