“Gjeta aty Ulsiun me çantë Luis Vuitton”- Berisha akuza të forta pas daljes nga SPAK

6 Janar 2025 | 10:24

Sali Berisha u paraqit këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim Paraqitje”, e cila u rivendos nga Apeli i GJKKO më datë 3 janar.

Në dalje të organit të akuzës, Berisha hodhi akuza ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve duke i cilësuar si anëtarë të një organizate kriminale që kanë si qëllim asgjësimin e opozitës.

Berisha tha se akuzat e tij ndaj magjistratëve vijnë si pasojë e mos-hetimit prej tyre të dosjeve që lidhen me qeverinë. Në mënyrë figurative, Berisha renditi disa nga gjetjet e tij brenda godinës së SPAK, ku tha se dosjet e lidhura me qeverinë nuk guxon askush t’i hetojë.

“Siç e dini, organizata kriminale kërkoi nga gjykatësi kukull që Sali Berishës t’i rikthehet arresti në shtëpi, jo se prish provat, jo se kanë ndonjë fakt, por sepse ka sulmuar gjykatësit dhe prokurorët. Këtu ne arrijmë në një moment dramatik, ku këta që flenë mbi dosjet e krimit vendosin të bëhen xhelatë të fjalës së lirë. Berisha i ka sulmuar dhe do t’i sulmojë të gjithë ata që bashkëpunojnë me krimin dhe kurrë njerëz të ndershëm që bëjnë ligjin. Sali Berisha do të faktojë para jush se si Altin Dumani flen mbi dosje krimi, do të faktojë se si këta anëtarë të organizatës kriminale, siç deklaron Dumani, e ka blerë me 380 metra katrorë apartamentin, ndërsa ekspertëve u kërkon të vlerësojnë me 520 metra katrorë ndërtimin e viteve ’70.

Altin Dumani është një kryekriminel elektoral, pasi ka mbyllur të gjitha dosjet e krimit elektoral.

Çfarë gjeta unë aty? Aty gjeta McGonigalin që po i bënte kurs Altin Dumanit. Ju mund t’u duket çudi, por kjo është e vërteta. Nuk e solla unë McGonigalin aty. Gjeta aty Lali vjedhësin, po rrihej me kolegët, sepse thërrasin Arjolën dhe nuk thërrasin Lindën. Gjeta Ulsiun, zihej me Dumanin për çantën Louis Vuitton. Se Ulsiu, pasi mori një pagesë të madhe, shumë i kërkon çunit të Londrës edhe një çantë Louis Vuitton. I thotë ai, për kë e do çantën? Nuk po e vazhdoj bisedën se është intimitet familjar.

Unë gjeta aty raftet me 130 mln euro të djegësave që po i ndanin me njëri-tjetrin. Gjeta paratë e sterilizimit,” tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026