U bë shkak për konfliktin e dhunshëm në Sarandë, 30 ditë burg për Izet Abazajn

6 Janar 2025 | 10:50

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” me afat 30 ditë për 19-vjecarin Izet Abazaj, i dyshuar për veprën penale “vjedhje me dhunë”.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në 31 dhjetor, kur Abazaj është kallëzuar se i ka vjedhur me dhunë 400 euro punonjësit të një lavazhoje në Sarandë. Ai u shpall në kërkim policor dhe u kap rastësisht pak minuta pasi ishte konfliktuar me vellëzërit Nexhipi në lagjen nr.4 të Sarandës mbrëmjen e 1 janarit.

Abazaj ishte personi që kishte marë nga vëllezërit Enea dhe Albion Nexhipi një automjet me qera por refuzoi ta paguante e ta kthente. Dy vëllezërit e kanë pikasur atë në një lokal në lagjen nr.4 në Sarandë dhe janë konfliktuar me të. Policia, e njoftuar për ngjarjen, mbërriti aty dhe pasi sheshoi konfliktin, kapi të kërkuarin.

Kaq u bë shkak që efektivi i policisë Alvaro Sulejmani, të organizohej me shokët e tij për të shkuar pas mesnate në afërsi të banesës së vëllezërve Nexhipi, me qëllim “sqarimin” e mosmarrveshjes mes dy vëllezërve dhe mikut të tyre, Izet Abazaj. “Sqarimi” përfundoi në sherr të dhunshëm që degradoi në përdorim të sendeve të forta dhe të armës së zjarrit.

Lidhur me masën e sigurisë ndaj Abazajt, 30 ditët që ai do qëndrojë në paraburgim duhet t’i shërbejnë Prokurorisë për plotësimin e provave ligjore dhe pasi të përmbushet afati, do të paraqesë kërkesë të re para gjykatës për caktim mase sigurimi ndaj 19-vjecarit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026