Bayern “çmendet” pas Gyökeres, gjermanët ofrojnë miliona euro për suedezin

7 Janar 2025 | 14:27

12 muajt që lamë pas ishin më të suksesshmet për sulmuesin e Sportingut të Lisbonës, Viktor Gyökeres, i cili ka marrë vëmendjen e skuadrave më të mëdha në kontinentin e vjetër. 26-vjeçari arriti të realizojë 60 gola në vitin që sapo u mbyll, duke shënuar një rekord personal e jo vetëm, pasi një shifër të tillë e kanë arritur vetëm lojtarë si Messi, Lewandoëski apo CR7. E gjitha kjo e arritur në një skuadër si Sportingu, që pavarësisht se në ligë nuk ka shumë konkurrencë, sulmuesi qendror arriti të jetë goleador edhe në Evropë.

Portugezët e kanë të vështirë ta mbajnë në skuadër atë, pasi ka ardhur dhe oferta e parë zyrtare nga Bayern Munchen. Rekordmenët e Gjermanisë kanë gati afro 90 milionë euro për Gyökeres, ndërsa tani topi është në fushën e Sportingut. Janë drejtuesit ata që do të marrin vendimin përfundimtar.

Krahas Bayernit është dhe Manchester United, që po ashtu dëshiron të afrojë 26-vjeçarin që në 28 ndeshje numëron 30 gola. Problemet ekonomike bëjnë që “djajtë e kuq” të stepen paksa nga rivalët bavarezë, por shitja e një pjese të futbollistëve mund të sjellë zhvillime, sidomos kur trajner është Ruben Amorim, një mik i Gyökeres, që me gjasa po përpiqet ta bindë futbollistin të zgjedhë ishullin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta në botë u trondit mbrëmjen e së hënës, kur një bombë shpërtheu në hyrje të...
21:33 | 02/07/2026

Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën e kësaj të enjteje para Parlamentit, e cila u shoqërua me përplasje mes policisë dhe...
20:49 | 02/07/2026