Vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit e tërmetit në Tibet, shpëtohen qindra persona

8 Janar 2025 | 08:13

Më shumë se 14,000 punonjës shpëtimi kanë mbërritur në Tibet për të vazhduar kërkimin për të mbijetuar pas një tërmeti të fortë që vrau të paktën 126 njerëz në një pjesë të largët të Kinës perëndimore.

Më shumë se 400 njerëz janë shpëtuar, thotë media shtetërore kineze, që nga tërmeti që goditi të martën, rreth 50 milje nga baza e malit Everest, duke shkatërruar mijëra shtëpi.

Zëvendëskryeministri Zhang Guoqing mbërriti të mërkurën për të mbikëqyrur operacionin, i cili po pengohet nga temperaturat e dimrit që ranë në -16 gradë Celsius gjatë natës.

Tërmetet janë të zakonshëm në rajon, i cili shtrihet në një vijë të thyer gjeologjike, por ai i së martës ishte një nga më vdekjeprurësit e Kinës në vitet e fundit.

Tërmeti me magnitudë 7.1 ballë, i cili goditi në një thellësi prej 10 km (gjashtë milje), sipas të dhënave nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, u ndje edhe në Nepal dhe pjesë të Indisë, fqinje me Tibetin.

Zyrtarët vlerësojnë se më shumë se 3,600 ndërtesa ishin shembur, duke lënë potencialisht mijëra pa strehë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026