I njohur si bosi i kokainës, Dritan Rexhepi ekstradohet sot nga Turqia
Policia e Shtetit njofton se i ashtëquajturi si bosi i kokainës Dritan Rexhepi, i arrestuar në Stamboll të Turqisë, në nëntori ne vitit 2023, do të ekstradohet gjatë ditës së sotme drejt Shqipërisë.
Sipas Daily Mail Rexhepi njihej si kapo i kartelit të drogës me emrin ‘Kompania Bello’ ndërsa kërkohej nga Italia dhe Shqipëria nën akuzat për trafik droge nga Amerika e Jugut në Evropë.
“Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Turqi, pritet që ditën e sotme, të ekstradohet në Shqipëri, shtetasi i shumëkërkuar Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi. Ora e mbërritjes së këtij shtetasi do t’ju njoftohet në vijim, ndërsa informacioni i detajuar për të, bashkëlidhur me pamje filmike, do t’ju vihet në dispozicion pas mbërritjes së tij në Rinas”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Dritan Rexhepi është shpallur në kërkim ndërkombëtar në janar 2014 nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në kuadër të ekzekutimit të një vendimi të Gjykatës së Krimeve të Rënda, që e ka shpallur Dritan Rexhepajn fajtor për veprat penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, të kryer në bashkëpunim, “vrasjes me dashje”, të kryer në bashkëpunim, dhe “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, të parashikuara nga nenet 79/c-25, 76-25 dhe 278/2 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Tiranës.
Gjithashtu Dritan Rexhepi po gjykohet në mungesë në Gjykatën e Posaçme si i dyshuar se porositi rrëmbimin e Jan Prengës, në 17 janar të vitit 2020.
Dikur student për drejtësi, sot ai njihet si një ndër narkotrafikantët më të fuqishëm dhe akuzohet se transportonte drogë nga Amerika e Jugut në Evropë. Rexhepi kërkohet aktualisht në Shqipëri, Spanjë, Itali dhe Britani të Madhe.
Ndërsa në të gjitha vendet e sipërpërmendura, kapo banda kërkohet për trafikun e lëndëve narkotike ai dyshohet të ketë qenë vrasësi i parë me pagesë në vendin tonë dhe është dënuar me 25 vite burgim në mungesë për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi në vitin 1998.
Mediat në mbarë botën kanë shkruar për Dritan Rexhepin. Ndërsa flasin për Pablo Escobar, në tabloidet e gazetave më të njohura nuk mungon dhe emri i shqiptarit të përfshirë në krimin e organizuar.
“Kompania Bello njihet si një rrjet organizatash kriminale të drejtuar nga ‘kapo’ Dritan Rexhepi, një shqiptar i cili u arrestua në vitin 2020 në bastisje të koordinuara në Evropë dhe Lindjen e Mesme. Prokurorët italianë thanë se Rexhepi kishte akses në ‘sasi të pafundme kokaine’ ndërsa Europol tha se bastisja ishte ‘më e madhja e këtij lloji ndonjëherë kundër krimit të organizuar shqipfolës’. Më afër vendit, fitimet fitimprurëse të kokainës mendohet se kanë nxitur një luftë të egër bandash në Irlandë që ka lënë të paktën 18 të vdekur që nga shpërthimi i saj në 2015 dhe çoi në dhjetëra arrestime,” – shkruan Daily Mail.
Ndërkaq, në vitin 2011 mediat spanjolle kanë shkruar për “mjeshtrin e arratisjeve nga burgu”. Rexhepi u arratis në vitin 2007 nga policia e Durrësit pasi këta të fundit e morën për t’i bërë një foto e për ta shpërndarë në media. Ndërkohë një vit më pas kapo banda mbahet mend për një arratisje spektakolare nga burgu i Pavias në Itali. Pak më vonë një tjetër arrati u regjistrua në Belgjikë.
Ai doli nga Kakavija me pasaportën e falsifikuar me gjeneralitetet Lulzim Murataj –pasaportë me të cilën u arrestua në Ekuador- dhe prej datës 16 nëntor 2013, Dritan Rexhepi nuk është kthyer më në Shqipëri.
LEXONI GJITHASHTU:
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës




