“I prishi motrës 2 martesa, i shpërndante video”- Flet autori i vrasjes në Shkodër

8 Janar 2025 | 13:00

Arjon Hasaj ka pranuar para hetuesve se është autori i vrasjes së 33-vjeçarit Ramazan Mataj, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 4 janarit në fshatin Dragoç të Shkodrës. Hasaj ka marrë përsipër kryerjen e krimit dhe ka shpjeguar motivin që e shtyu drejt këtij akti të rëndë.

Hasaj pranon se vrasjen e kreu  nga një lidhje dashurie që Ramazan Mataj kishte me motrën e tij prej 6 vitesh. Ai tha se gjatë kësaj periudhe, Mataj kishte shkatërruar dy martesa të motrës së tij dhe se kishte shpërndarë video intime të saj te ish-burrat dhe persona të tjerë në fshat.

“Unë jam personi që e kam vrarë shtetasin Ramazan Mataj. Prej 6 vitesh ai kishte një lidhje me motrën tonë. Ramazani është personi që i ka prishur dy martesa motrës në 6 vitet e fundit. Ai këtë histori ia ka treguar shumë personave në fshat dhe më gjërë ndërsa është personi që divorcoi dy herë motrën tonë. Madje ka shpërndarë edhe disa video tek ish burri i dytë dhe tek njerëz të tjerë në fshat në momente intime me motrën. Unë hapa një llogari false në instagram me emrin e një vajze dhe lashë një takim me Ramazan Mataj. Ai erdhi dhe aty e qëllova me armë zjarri. Më pas armën e fsheha disa metra më tutje nga vendi ku e vrava. Pas vrasjes jam larguar me biçikletë drejt banesës. Armën e kam patur në shtëpi prej disa kohësh. Motra ka disa kohë që nuk jeton në banesën tonë, jetonte në Shkodër”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas hetuesve, Hasaj ka krijuar një llogari false në rrjete sociale, duke u shfaqur si një vajzë dhe ka lënë një takim me Matajn në fshatin Dragoç. Gjatë këtij takimi, ai ka qëlluar 33-vjeçarin me armë zjarri dhe është larguar me biçikletë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026