Shfaqi probleme kardiake, vdes i mituri në Korçë. Rasti i katërt brenda pak ditësh

8 Janar 2025 | 13:19

Një 12-vjeçar nga fshati Poceste i bashkisë së Maliqit ka ndërruar jetë një ditë më parë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Lajmi është konfirmuar nga drejtoria e shkollës 9-vjeçare në Vashtemi, ku i mituri ishte nxënës i klasës së 7-të.

Burime pranë shkollës bëjnë me dije se shkaku i vdekjes së 12-vjeçarit janë problemet kardiake që ai shfaqi. Megjithatë pritet ekspertiza ligjore për të saktësuar shkakun e vdekjes.

Fillimisht, i mituri mori trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Korçës, por për shkak të gjendjes së rënduar, ai u transportua me urgjencë në QSUT, ku humbi jetën.

Ky rast ka shtuar shqetësimet për rritjen e rasteve të vdekjeve nga problemet kardiake tek moshat e reja në qarkun e Korçës. Vetëm disa ditë më parë, tre të rinj të tjerë humbën jetën në qytete të ndryshme të qarkut: një 16-vjeçar në Korçë, një 17-vjeçare në Pogradec, dhe një 15-vjeçare në qytetin e Ersekës.

Autoritetet shëndetësore dhe ata të rendit po zhvillojnë hetime për të zbardhur shkakun e këtyre vdekjeve dhe për të siguruar informacion të saktë për faktorët që mund të kenë kontribuar në këto tragjedi.

Euronews Albania ka siguruar dhe një video para dy ditësh në Pogradec ku një ambulancë merr një nxënës, për të njëjtat probleme kardiake por fatmirësisht mori mjekimin e parë dhe nuk pati më probleme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026