Bie besimi tek Zelensky, presidenti ukrainas humb popullaritet teksa Rusia avancon
Ndërsa agresioni rus në Ukrainë po i afrohet 3-vjetorit, besimi i ukrainasve tek presidenti Volodymyr Zelensky ka rënë lehtshëm.
Sipas të dhënave të mbledhura nga Instituti Ndërkombëtar i Sociologjisë me bazë në Kiev dhjetorin që sapo kaloi, 52 për qind e ukrainasve vazhdojnë të kenë besim tek Zelensky dhe tek lidershipi i tij, 39 për qind nuk kanë dhe 9 për qind janë të pavendosur.
Anketa tregon se ndërsa niveli i besimit është përkeqësuar përgjatë vitit të kaluar, balanca në favor të liderit ka mbetur pozitive në + 13 për qind.
Studimi tregon gjithashtu dinamikën e viteve të kaluara. Kështu, në fund të 2023-shit, 77 për qind e ukrainasve kishin besim tek presidenti; por në shkurt të 2024-s besimi ra në 64 për qind dhe në maj të të njëjtit vit në 59 për qind, me kuotën e atyre që shprehnin pakënaqësi që u rrit nga 22 në 36 për qind për të njëjtën periudhë.
Por shifrat vazhduan të binin edhe në periudhën tetor-dhjetor, me rënien që i atribuohet më shumë pasigurisë së të intervistuarve lidhur me të ardhmen e Ukrainës sesa me mungesën e besimit tek Zelensky.
Sondazhi u krye përmes intervistave telefonike, me numrat e telefonit që u zgjodhën rastësisht nga të gjitha rajonet e Ukrainës, duke përfshirë në total 2 mijë persona.
LEXONI GJITHASHTU:
Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë
Danimarka miraton vendosjen e misionit në Ngushticën e Hormuzit
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
- 13:51 Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë
- 13:36 Danimarka miraton vendosjen e misionit në Ngushticën e Hormuzit
- 13:32 U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
- 13:27 Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
- 13:26 Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë