Blendi Çeka zbulon dy datat kyçe/ Pse kjo fushatë elektorale do të jetë ndryshe…
Blendi Çeka nga Data Centrum tha në “Barometri” në Euronews Albania se datat 11 dhe 12 mars pritet të jenë datat më të rëndësishme, pasi sipas tij në këto momente do të kemi një panoramë të qartë të zgjedhjeve të 2025.
Ai tha se në këto data do të zhvillohen dy procese të rëndësishme, regjistrimi i diasporës dhe në regjistrimi i partive dhe koalicioneve partiake për zgjedhjet.
“11 dhe 12 marsi, janë dy procese të rëndësishme. Janë dy procese paralele, procesi i parë që regjistrohet diaspora dhe procesi i dytë që janë datat standarde për regjistrimin e partive, koalicioneve dhe kandidatëve.
Fakti që janë dy procese përkon që pothuajse në mes të marsit, në datat 11-12 mars, pikërisht në këtë moment që është përafërsisht 60 ditë para ditës së zgjedhjeve, ne do kemi një panoramë shumë më të qartë sa i takon fushës politike, aktorëve që do të marrin pjesë, do kemi një përgjigje shumë të qartë për faktorin diasporë në zgjedhjet e 2025.
Në anën tjetër dimë edhe rregullat e sistemit elektoral dhe pjesa më e madhe e pikëpyetjeve në lidhje me zgjedhjet e 2025 janë të qarta”,-tha Çeka.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 20:35 Republikanët në Senat hedhin poshtë rezolutën mbi fuqitë e luftës të Donald Trump
- 20:33 Arakchi: Irani dhe Omani do të zhvillojnë bisedime për menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit
- 20:28 Një zjarr shpërthen në Greqinë qendrore, avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës janë në terren
- 20:23 Rubio e përmbyll turneun në Gjirin Persik me mesazhe qetësuese për aleatët rajonalë
- 20:04 Rritet ndjeshëm trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, niveli më i lartë pas luftës SHBA-Iran
- 20:04 Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike