Berisha flet nga burgu i Fierit pas takamit me Salianjin: Të burgosurit pa ngrohje
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë një prononcim për mediat pas vizitës në Burgun e Fierit, ku ka takuar deputetin e arrestuar, Ervin Salianji.
Sipas tij, të burgosurit janë lënë pa ngrohje në dhomat e tyre, duke i krahasuar me ata të cilët përfitojnë përfitime të tjera, përfshirë “ngrohje dhe palestër” siç e cilësoi ai, duke aluduar për trajtimin më të mirë të disa individëve të tjerë në burgje. Tha se fondet i ka vjedhur ministri Manja në Tiranë ndërsa u shpreh se i dhuroi dy libra Salianjit.
“Morali i tij ishte i lartë, i solla dy libra, njëri i Franz Kafkës. Personeli ishte i sjellshëm nuk kam ndonjë, por nuk mjafton personali, por ata duhet të kenë ngrohje në cdo dhomë. Nuredinin në Tiranë e mbajnë me palestër dhe me televizor dhe të tjera, kurse në burgjet e tjera, këtu, nuk japin paratë për të rregulluar ngrohjen” tha ai.
“Këtu krimi dhe shteti janë sipërmarrje e përbashkët. Çështja e Salianjit tani është ndërkombëtare. Kjo është një drejtësi totalisht e kontrolluar nga ekzekutivi. Kjo drejtësi me qëndrimet ndaj krimit elektoral është palë për bllokimin e rrotacionit.
Përmbysja e diktaturës është qëllimi, misioni nga i cili, për të cilin unë zotohem deri në orën e fundit të jetës sime. PD ka marrë mision të ri, përmbysjen e diktaturës së dytë në Shqipëri.
Një komision parlamentar do të krijohet vetëm për të parë situatën e të burgosurve në të gjithë Shqipërinë, i lënë pa ngrohje. Këta njerëz meritojnë trajtimin ligjor, por lënë Ulusiu me Ramën trajtim ligjor. Këta janë viktima të vjedhjeve në Tiranë. Kush tha se nuk do të realizohet rotacioni?!
Ai gjithashtu ka përmendur se Policia e Burgjeve nuk ka marrë shpërblimin që i takon, duke theksuar se kjo është një çështje e rëndësishme për drejtësinë dhe përkushtimin e punonjësve të saj.
“Do të ngremë një komision hetimor. Këta janë viktima të vjedhjeve që ndodhin në Tiranë”.
Përveç kësaj, Berisha tregoi se i kishte sjellë dy libra Ervin Salianjit.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera