Ervin Salianji ankimon në Gjykatën e Lartë dënimin me 1 vit burg
8 Janar 2025 |
17:06
Ish-deputeti i PD Ervin Salianji ka kundërshtuar në Gjykatën e Lartë dënimin me 1 vit burg të dhënë nga Gjykata e Apelit të juridiksionit të përgjithshëm.
Avokatët e Salianjit kanë dorëzuar mbi 100 faqe argumente ligjore ku kundërshtojnë shkallën e dytë të gjyqësorit që e çoi në burg për kallëzim të rremë.
Relatori i çështjes është caktuar gjyqtarja Albana Boksi ndërsa ende nuk është caktuar data apo ora.
Ish- deputeti prej datës 27 shtator ndodhet ne burgun e Fierit pasi Apeli vendosi lënien në fuqi të vendimit të shkallës se parë. Pas shumë seancash të zgjatuara dhe maratonë, togat e zeza e gjetën fajtor sa i takon një audio përgjimi ku pretendohej se ish-vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj është i përfshirë në trafikun e drogës.
Lajme të Sugjeruara
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme