Nga 11 janari në 22 mars, datat që do përcaktojnë “fatin” e zgjedhjeve

9 Janar 2025 | 15:34

Nga 11 janari do të hapet zyrtarisht mundësia për të gjithë shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit që të regjistrohen në platformën për regjistrimin e emigrantëve, proces përmes të cilit diaspora do mundet të votojë në zgjedhjet parlamentare.

Kjo procedurë do të mbyllet në 11 mars, moment nga i cili certifikohet lista e votuesve nga jashtë që do të zbulojë se sa impakt do të ketë diaspora në këto zgjedhje, por gjithashtu sa do të kushtojë për buxhetin e shtetit dërgimin dhe kthimi i zarfit me fletën e votimit plot në KQZ brenda datës 11 maj.

Procedura e dërgimit të zarfeve me fletët e votimit nuk mund të nisë para 22 marsit, kur është afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë. Ndërkohë që partitë dhe koalicionet do të regjistrohen deri në 2 dhe 11 mars.

Këto afate për regjistrimin e kandidatëve dhe koalicioneve që mund të vonojnë procesin e prodhimit të fletëve të votimit, janë subjekt i një kërkesë të KQZ që ka kërkuar të ndryshohet Kodi Zgjedhor për të afruar afatet që t’u jepet më shumë kohë prodhimit të fletës e cila do të dërgohet me postë në vendet ku jeton diaspora.

Përveç këtyre, duke nisur nga 11 janari, nis edhe regjimi i monitorimit të institucioneve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në lidhje aktivitetet publike dhe pjesëmarrjen e personazheve politike dhe kandidatëve që do të garojnë në procesin e 11 majit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026