Si do të bëhet regjistrimi i emigrantëve në platformën për votën e diasporës
Të premten në orën 11:00 KQZ prezantoi Platformën Elektronike të Regjistrimit “PER” për emigrantët që do të votojnë.
Kjo platformë e krijuar dhe mirëmbajtur nga KQZ, synon të lehtësojë regjistrimin e shtetasve shqiptarë jashtë vendit, duke iu mundësuar atyre ushtrimin e të drejtës së votës në zgjedhjet vitit 2025.
“PER” do të jetë e disponueshme në versionet desktop dhe mobile, pa pagesë, për të siguruar akses të gjerë dhe përdorim të lehtë nga çdo pajisje.
Platforma përbëhet nga dy module kryesore: Moduli i regjistrimit, ku zgjedhësit paraqesin kërkesat e tyre për regjistrim, dhe Moduli i shqyrtimit të kërkesave, që mundëson verifikimin dhe menaxhimin e tyre nga autoritetet përkatëse.
Për regjistrimin në aplikacionin me të cilin do votojnë votuesit kryesore do të jetë; Pamje e fytyrës me anë të verifikimit nga kamera, numri i telefonit dhe të dhënat e kartës së identitetit.
Aksesimi i “PER” do të bëhet nëpërmjet aplikacionit të KQZ në telefon ose nga faqja e KQZ në cfarëdolloj paisje kompjuterike. Zgjedhesi do te krijojë një llogari në “PER” ku do të kryej të gjitha procedurat e regjistrimit.
Si do të bëhet regjistrimi i emigrantëve në platformën për votën e diasporës
“Fillimisht duhet të krijohet një llogari në ”PER” me anë të një numër telefoni ose emaili. Në telefonin të vjen një mesazh nga KQZ me një kod 6-shifror njëpërdorimësh. E shkruan këtë kod dhe më pas do të kërkohet të krijosh një fjalëkalim me 8 karaktere ku të ketë prezent një shkronjë të madhe, një të vogël dhe një numër brenda 8 karaktereve. Aplikimi do mund të bëhet vetëm nga njerez realë pasi fytyra do duhet të pozicionohet te kamera ku sistemi do te dedektojë imazhin e votuesit. Më pas zgjedhësi do të vendosë të dhënat e tij të njeta si të mjetit të identifikimit. Në këtë moment zgjedhësi e ka krijuar porfilin e tij me këto etapa që kaloi. Në këtë moment është i lirë të dalë dhe në momentet para votimeve ai do të bëjë kërkesën e tij për të votuar e cila do ti aprovohet nga KQZ”, tha Redjon Lila, specialist i votimit nga jashtë.
LEXONI GJITHASHTU:
Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar
Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji
Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
- 18:16 Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar, shkak kërcënimi nga dronët
- 18:01 Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve
- 17:41 Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
- 17:35 Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 17:20 Finalja e Botërorit, paralajmërojnë kardiologët: Kujdes nga stresi për zemrën
- 17:14 I nxehti rrit rrezikun për depresion, 1 në 6 persona përballet me probleme të shëndetit mendor