“Vota e diasporës, mision i përmbushur”, Rama: Hapëm një kapitull të ri

19 Dhjetor 2024 | 09:45

Në takimin vjetor të Këshillit Koordinues të Diasporës kryeministri Edi Rama e cilësoi një mision të përmbushur të qeverisë së tij votën e diasporës në zgjedhjet e majit 2025.

Rama u shpreh se kur PS erdhi në pushtet, distanca mes shtetit dhe qytetarëve të tij që jetojnë jashtë ishte shumë e madhe ndërsa sot është hapur një kapitull i ri mes Shqipërisë, si vend amë dhe Diasporës

“Më vjen shumë mirë që paralelisht kemi hapur kapitull të ri edhe mes Shqipërisë, si vend amë dhe Diasporës. Diasporës së hershme, diasporës së re. Programi ynë qeverisës i këtij mandati, ka një pjesë të veçantë që i kushtohet Diasporës. Një kalim i shpejtë i asaj çka është bërë, tregon se është hedhur një bazë mbi të cilën ka shumë akoma për të ndërtuar. Kur ne morëm detyrën, ishte shkretëtirë në marrëdhëniet mes shtetit dhe diasporës, një ngrehinë institucionale. Akoma më shumë se kaq, pikënisja nga ku e ndërmorëm këtë rrugëtim ishte dëshpëruese, distanca mes shtetit dhe qytetarëve të tij jashtë vendit, qoftë edhe për gjënë më të vogël, ishte shumë e madhe. Ne ndërtuam një proces, strategji dhe sot jemi në kushtet kur funksionojmë me strategji kombëtare të Diasporës, kemi koordinatorë shtetërorë për diasporën, kemi një organizim që merr pamjen e vet më kuptimplotë në këtë tryezë. Diaspora mbetet mbështetje e rëndësishme edhe në aspektin e drejtpërdrejt financiar për vendin… Jemi sot me kokën lart para shqiptarëve jashtë atdheut edhe për një arsye se tanimë është një mision i përmbyllur vota e diasporës”, tha Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit

Një biznes në qendër të qytetit të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në...
12:47 | 16/07/2026

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026