Kosova nis fushatën zgjedhore, analistët: Pritet ashpërsim i gjuhës
Kosova po hyn zyrtarisht ne garën zgjedhore të 9 shkurtit. Për njohësit e politikës atje, fushata këtë herë do të jetë e ashpër deri në ditën e votimeve.
Partitë politike, zyrtarisht janë në fushatë zgjedhore këtë muaj, pas parafushatës së javëve të fundit. Por, si është bere kjo para fushatë dhe çfarë duhet të presim deri në ditën e votimeve? Për njohësit e komunikimi politik, nga gjuha dhe mënyra qe është përdorur deri më tani, duhet të presim një fushatë edhe më të ashpër, ku gjuha do te degradojë edhe më shume.
“Jam i sigurt që mund të ketë edhe një ashpërsim më të madh të gjuhës”,-tha Arben Fetoshi, profesor i komunikimit politik.
Fajin për këtë situate, sipas profesorit të komunikimit, Alban Zeneli, e ka më shumë partia në pushtet.
Sipas të dyve, kjo formë e fushatës e rrezikon demokracinë dhe krijon polarizime te skajshme te shoqërisë. Po ashtu, ata thonë se partitë me shume po merren me gjuhen e ashpër, se sa me ofertat politike dhe po përfshihen edhe aktor qe nuk janë fare ne loje.
Megjithatë, Fetoshi beson shume qe mbështetësit e cilësdo parti nuk i ndjekin, deri në atë pike ku edhe mund te këtë përplasje civile mes kampeve te ndryshme.
Ndërkohë, Zeneli ka frike që qytetaret tërhiqen me shume nga etiketa dhe jo nga përmbajtja. Fushata zgjedhore zyrtare në Kosove nis me 11 janar dhe do të zgjas për 30 ditë.
LEXONI GJITHASHTU:
Përfshihet nga flakët një ndërtesë në Prishtinë, plagosen dy qytetarë dhe 5 zjarrfikës
KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ja sa ulëse fituan LVV, PDK, LDK dhe AAK në Kuvend
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë
- 10:29 Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit
- 10:23 “Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, Rama: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos
- 10:03 Rama: “The Albanian Files” është një botim i pavarur, kritikat u nxitën nga një tekst autoironik
- 09:32 Federata e Futbollit të Uruguait anulon fluturimin çarter të lojtarëve nga Kupa e Botës si ndëshkim
- 09:28 Një tërmet i fortë godet Japoninë, sa ishte magnituda
- 09:02 Momenti kur 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat, 3 ditë pas tërmeteve vdekjeprurëse në Venezuelë