Dritan Rexhepi në GJKKO për masën e sigurisë, por dhe për zhdukjen e Jan Prengës

10 Janar 2025 | 10:10

Gramoz (Dritan) Rexhepi, një nga emrat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare, është paraqitur këtë të premte në Gjykatën e Posaçme për seancën e vlerësimit të kushteve të masës së sigurisë, pas ekstradimit të tij nga Turqia të mërkurën. Në të njëjtën ditë, Rexhepi pritet të jetë pjesë e seancës gjyqësore të radhës për procesin që zhvillohet në mungesë lidhur me rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, ngjarje kjo që ndodhi më 17 janar 2020.

Rexhepi, i njohur për aktivitetin e tij të gjerë kriminal, është i akuzuar nga Prokuroria e Posaçme për rrëmbimin dhe fshehjen e trupit të Jan Prengës, veprim që mendohet të jetë kryer për shkak të një borxhi të lidhur me trafikimin e lëndëve narkotike.

Përveç kësaj, Rexhepi ka një histori të gjatë me drejtësinë. Në vitin 1998, ai u dënua me 25 vite burg për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë. Ai është gjithashtu i njohur për arratisjet spektakolare nga burgjet, përfshirë arratisjen nga burgu i Pavias në Itali në vitin 2008 dhe një tjetër nga Belgjika. Në vitin 2013, ai përdori pasaportë të falsifikuar për t’u larguar nga Shqipëria dhe nuk është kthyer më që nga ajo kohë.

Lista e dënimeve dhe akuzave kundër Dritan Rexhepit:

  • Në vitin 2020, Gjykata e Posaçme e caktuar masën “Arrest në burg” për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”, “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”.
  • Në vitin 2015, Gjykata e Fierit e dënoi me 4 vite burg për falsifikimin e dokumenteve zyrtare.
  • Në vitin 2013, Gjykata për Krimet e Rënda e dënoi me 25 vite burg për vrasje të kryer në bashkëpunim dhe plagosje të rëndë me dashje.
  • Në vitin 2010, Gjykata e Apelit në Firence, Itali, e dënoi me 16 vite burg për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe trafik ndërkombëtar droge, dënim nga i cili Rexhepi arriti të arratisej.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike

Për të katërtën ditë radhazi, protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë kanë ritheksuar kërkesat e tyre drejtuar qeverisë. Këtë herë ishte Sidorela Vatnikaj ajo që lexoi...
20:14 | 25/06/2026

Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur se PD mbështet plotësisht protestën rinore qytetare dhe kërkesat e saj, duke vlerësuar gjithashtu letrën e nënshkruar...
19:58 | 25/06/2026

Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skëndërbej” drej Kryeministrisë edhe këtë të mërkurë kur regjistrohet dita e 26-të e protestës. Grumbullimi i qytetarëve nisi...
19:50 | 25/06/2026