Pamjet brenda apartamentit në Astir, kush janë të rinjtë që ishin me 21-vjeçaren
Janë publikuar pamjet brenda apartamentit në Astir, nga ku 21-vjeçarja Sajma Qordja alarmoi Policinë e Shtetit duke pretenduar se ishte dhunuar dhe po mbahej peng nga disa persona.
Siç shihet dhe nga pamjet mbi tavolinën e apartamentit gjenden dy pistoleta, si dhe një pjatë me një kartë mbi të dhe ku dyshohet se është konsumuar lënda narkotike e llojit kokainë.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se janë shpallur në kërkim shtetasit Joni Sadikaj, Skerdi Sina, Ogert Alia, si dhe shtetasit me iniciale A. A., 36 vjeç dhe A. J., 40 vjeç, të cilët frekuentuan të njëjtin apartament.
Sipas deklaratës para Oficerit të Policisë Gjyqësore, 21-vjeçarja u shpreh se të rinjtë kishin qëndruar së bashku në dy apartamente të marrë me qira nga një djalë me të cilin ajo frekuentohej. Të gjashtë personat kishin qëndruar së bashku duke filluar nga mbrëmja e së mërkurës deri në mesditën e së enjtes, kohë që dyshohet se kanë konsumuar dhe lëndë narkotike.
Sipas burimeve, mëngjesin e së enjtes pesë personat e tjerë kishin zbritur për të konsumuar kafe, duke e lënë 21-vjeçaren në gjumë. Kur ajo u zgjua, gjeti në apartament dy armë dhe një jelek antiplumb, çka e frikësoi rëndë dhe shkaktoi panik. E reja filloi të shfaqte paranoja dhe të ulërinte, gjë që tërhoqi vëmendjen e banorëve të pallatit.
Pas kësaj, ajo telefonoi nënën e saj, duke pretenduar se ishte mbajtur peng dhe ishte dhunuar gjatë gjithë natës nga disa persona. Familjarët e saj, të shqetësuar nga kjo thirrje, njoftuan Policinë e Shtetit, duke raportuar se vajza e tyre ishte rrëmbyer nga persona të armatosur dhe të rrezikshëm.
Fillimisht, ishin dy efektivë të forcave të rendit që shkuan në katin e tetë të pallatit në Astir për të verifikuar situatën, por 21 vjeçarja refuzoi të hapë derën, duke thënë se ndihej e frikësuar. Edhe babai i saj, i cili ndodhej pranë forcave të policisë, ka komunikuar me vajzën përmes telefonit me video-call, por ajo nuk ka hapur derën.
Më pas, janë njoftuar forca të tjera të policisë, të cilat kanë ndërhyrë për të hyrë në apartamentet, pasi situata po përkeqësohej. Pas lëvizjeve të forcave të rendit, pesë personat që shoqërohej vajza janë larguar nga zona.
LEXONI GJITHASHTU:
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
- 21:30 Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 21:13 BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta