“Gripi mund të jetë fatal”, eksperti: Kujdes për grupet e riskut

10 Janar 2025 | 17:41

Ekspertët e shëndetit publik kanë paralajmëruar se gripi dhe viroza të tjera të stinës mund të kenë pasoja të rënda për disa grupe të cenueshme, sidomos për individët me sëmundje kronike, të moshuarit dhe fëmijët.

Sipas një raporti të fundit nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), vdekshmëria nga gripi në vitin 2023 ka arritur në 6%.

“Ky vit ka sjellë një rritje të rasteve të gripit në nivele pre-pandemike, një zhvillim pozitiv, por gjithashtu kemi parë një rritje të rasteve të raportuara nga tetori 2023 deri në prillin 2024. Gjatë këtij periudhe, 40 milionë njerëz janë prekur nga gripi, nga të cilët 18 milionë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, dhe rreth 470 mijë janë hospitalizuar. Për më tepër, janë regjistruar rreth 28 mijë vdekje, që përbën një vdekshmëri prej 6%”, thotë Leidon Shapo, ekspert i shëndetit publik në Londër.

Sipas Shapos, gripi nuk është i vetmi virus që po qarkullon.

“Po ashtu, po qarkullojnë viruse të tjera, si ato respiratore që godasin kryesisht fëmijët dhe individët mbi 65 vjeç, si dhe nënvarianti i COVID-19. Këto viruse mund të infektojnë njerëzit në mënyrë të veçantë, dhe në grupet më të cenueshme mund të kalojnë nga njëri virus te tjetri, shpesh pa u vënë re”, thotë Leidon Shapo, ekspert i shëndetit publik në Londër.

Viruset gripale janë më të vështira për t’u trajtuar dhe mund të lënë pasoja afatgjata.

Një nga pasojat më të zakonshme të gripit është kolla, e cila mund të jetë e ngadaltë dhe bezdisëse. Po ashtu, shumë individë mund të përjetojnë dhimbje muskujsh dhe lodhje të fortë, duke kërkuar disa javë për t’u rikuperuar dhe shpesh mungojnë në punë.

“Një gjendje virale zakonisht kërkon 3 deri në 5 ditë për t’u kaluar. Gjatë kësaj periudhe, pacientët duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të konsumojnë shumë lëngje dhe vitaminë C”, rekomandon Shapo.

Studimet kanë treguar se në periudhën midis vitit 1983 dhe 2022, shkurti është muaji kur shënohet piku i infeksioneve gripale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026

Alarmi shëndetësor i studimit: Fibroza e mëlçisë prek në heshtje mijëra evropianë

Rreth një në 60 të rritur mbi moshën 40 vjeç mund të kenë fibrozë të mëlçisë të padiagnostikuar, sipas një studimi të ri evropian të...
08:21 | 21/04/2026