Të zhgënjyer nga premtimet, banorët e Pocestit rregullojnë vetë rrugët e fshatit

10 Janar 2025 | 20:04

Banorët e Pocestit në Maqellarë të Dibrës, morën një iniciativë të jashtëzakonshme për të përmirësuar kushtet e jetesës, duke shtruar rrugët dhe investuar në përmirësimin e infrastrukturës së fshatit të tyre.

Gazetari i Euronews Albania, Islam Shehu, raportoi lidhur me këtë nismë të veçantë në një lidhje live për “People” me Flori Gjinin. Ai tha se ata vendosën që të punojnë bashkë për të pasur një fshat më të zhvilluar dhe më të aksesueshëm.

“Kjo është një nismë e ndërmarrë nga djemtë e fshatit Pocest. Që në vitin 2023, të gjithë djemtë e fshatit u bënë bashkë për të shtruar rrugët e fshatit të tyre, sheshin dhe disa zona publike. Rrugët e këtij fshati kanë qenë skandaloze me baltë dhe të prishura, prandaj këta banorë vendosën të mos presin më dhe ta rregullonin vetë”, tha Islam Shehu.

Iniciativa e banorëve ka pasur një investim prej 200 mijë eurosh, dhe është realizuar me kontributin e tyre të përbashkët për të përmirësuar kushtet e jetesës në vendlindjen e tyre.

“Në të gjitha rrjetet sociale është bërë publike kjo iniciativë. Ky fshat ka pasur 2 mijë banorë, por fatkeqësisht ka mbetur me 600, pasi pjesa më e madhe e tyre kanë emigruar jashtë vendit”, tha Islam Shehu.

Kjo iniciativë nuk përfshin vetëm shtrimin e rrugëve, por gjithashtu është përfshirë edhe ndihma për sistemin e ndriçimit dhe përmirësimin e zonave publike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026

Alarmi shëndetësor i studimit: Fibroza e mëlçisë prek në heshtje mijëra evropianë

Rreth një në 60 të rritur mbi moshën 40 vjeç mund të kenë fibrozë të mëlçisë të padiagnostikuar, sipas një studimi të ri evropian të...
08:21 | 21/04/2026