Zuckerberg: ‘Meta’ do të zgjerojë lirinë e shprehjes në platformat e saj
Këtë javë, shefi ekzekutiv i kompanisë ‘Meta’ njoftoi se do të ketë një gamë më të gjerë të lirisë së fjalës në Facebook dhe platforma e saj të tjera në internet.
‘Meta’ është një nga kompanitë teknologjike që është kritikuar në mënyrë më të ashpër nga Presidenti i zgjedhur Donald Trump, duke përfshirë platformat e saj Facebook dhe Instagram.
Që nga përfundimi i zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, kompania Meta ka punuar për të përmirësuar marrëdhëniet e saj me zotin Trump ndërsa ai përgatitet të kthehet në Shtëpinë e Bardhë. Kompania ka kontribuuar një milion dollarë për fondin e inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Trump.
Këtë javë, drejtuesi i kompanisë ‘Meta’, Mark Zuckerberg njoftoi ndryshimet, që sipas tij, do të sigurojnë një gamë më të gjerë të lirisë së fjalës në Facebook dhe platformat e tjera. Presidenti i zgjedhur Donald Trump dhe udhëheqës të tjerë konservatorë kanë akuzuar prej kohësh Facebook-un për censurë.
“Është koha për t’u kthyer në rrënjët tona kur bëhet fjalë për lirinë e shprehjes në Facebook dhe Instagram”, tha ai.
Zoti Trump mbështeti vendimin e kompanisë ‘Meta’.
“Sinqerisht, mendoj se ata kanë bërë përmirësime të mëdha”, tha ai.
Në Shtetet e Bashkuara, Facebook do ta mbyllë programin e verifikimit të fakteve në bashkëpunim me ekspertë të jashtëm. Në vend të këtij programi, kompania ‘Meta’ do të bëjë verifikimin e fakteve të postimeve bazuar në shënimet e komunitetit të përdoruesve të platformave të saj. Kufizimet do të hiqen për tema si emigracioni dhe identiteti gjinor.
Reagimet ndaj ndryshimeve kanë qenë të ndryshme.
“Vendimi mund të ketë pasoja vërtet të dëmshme. Ne tashmë e dimë se gratë, njerëzit me ngjyrë, komuniteti LGBT+ dhe grupe të tjera si ato të shkencëtarëve dhe aktivistëve të klimës, përballen me një valë vërtetë të madhe diskriminimi, urrejtjeje dhe sulmesh në internet”, thotë Ava Lee nga organizata “Global Witness”.
Ndërsa mund të ketë përmbajtje më konservatore në Facebook në aspektin afatshkurtër, pyetja më e madhe është nëse miliarderët në industrinë e teknologjisë kontrollojnë përmbajtjet në platformat e tyre.
“Liria që tani gëzoni në këto platforma, veçanërisht në Meta, është shumë e kufizuar. Në të vërtetë ajo nuk bazohet në asnjë lloj mbrojtjeje”, thotë Daniel Cochrane nga Fondacioni Heritage.
Zuckerberg theksoi se do të punonte me administratën Trump për të mbrojtur lirinë e shprehjes në nivel global. Facebook pritet t’i zbatojë këto ndryshime në javët e ardhshme.
LEXONI GJITHASHTU:
“I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane
Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!
- 00:15 Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij