Nis regjistrimi i emigrantëve që duan të votojnë në 11 maj, ja sa kërkesa ka pasur

11 Janar 2025 | 12:24

Procesi i regjistrimit të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe që dëshirojnë të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 ka nisur më këtë të shtunë, 11 janar në orën 00:00.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ deri në orën 12:00 janë bërë në total 411 aplikime nga emigrantët, ndërsa vihet re se kryesojnë regjistrimet nga Gjermania me 62, e ndjekur nga Italia me 60, Mbretëria e Bashkuar me 36, Greqia 32, SHBA 22, Suedia 11, Kanada 10, Franca 9 dhe Austria 8.

Vota e emigrantëve do të numërohet në qarkun ku ata kanë pasur vendbanimin e fundit dhe deri më tani kemi më shumë aplikues që rezultojnë votues në qarkun e Tiranës, 87 prej tyre, Durrës 17, Fier 15, Shkodër 14, Vlorë 13, Berat 11, Gjirokastër 9, Korçë 9, Malësi e Madhe 7.

Vihet re se në aplikimet e kryera dominojnë meshkujt, konkretisht 243 prej tyre ose 82.37% e të regjistruarve, ndërsa femra 52 ose 17.63% e të regjistruarve.

Deri më tani sipas kreut të Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, asnjë kërkesë nuk është miratuar, pasi ato do të shyrtohen një nga një.

Si mund të regjistroheni?

Për të filluar regjistrimin, emigrantët duhet të krijojnë një llogari në sistem, duke përdorur një numër telefoni ose një adresë emaili, si dhe duke plotësuar të dhënat personale si data e lindjes, vendlindja dhe numri personal. Kjo platformë është krijuar për të lehtësuar regjistrimin e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë, duke mundësuar pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Platforma “PER” është e disponueshme falas në versione desktop dhe mobile, duke siguruar akses të lehtë dhe të gjerë nga çdo pajisje. Ajo përfshin dy module kryesore: Moduli i Regjistrimit, ku zgjedhësit mund të dorëzojnë kërkesat për regjistrim, dhe Moduli i Shqyrtimit të Kërkesave, i cili mundëson verifikimin dhe menaxhimin e këtyre kërkesave nga autoritetet përkatëse.

Për regjistrimin, votuesit duhet të bëjnë verifikimin e pamjes së fytyrës përmes kamerës, të paraqesin numrin e telefonit dhe të dhënat e kartës së identitetit. Aksesimi i platformës mund të bëhet përmes aplikacionit të KQZ-së në telefon ose nga faqja e internetit e KQZ-së në çdo pajisje kompjuterike.

KQZ pranon dokumente të ndryshme si prova të adresës, përfshirë faturat e shërbimeve të ndryshme si uji, gazi, energjia elektrike, dhe dokumentet bankare. Adresa e regjistruar është e rëndësishme për dërgimin e fletës së votimit dhe materialeve të tjera udhëzuese.

Brenda 5 ditëve, KQZ do të informojë emigrantin për pranimin ose refuzimin e kërkesës së tij. Në rast të refuzimit, zgjedhësi do të informohet për arsyet dhe do të ketë mundësinë të aplikojë përsëri.

Fleta e votimit do të dërgohet nga KQZ përmes shërbimit postar dhe duhet të kthehet në institucionin e KQZ-së deri në orën 19:00 të datës 11 maj 2025, pas plotësimit nga votuesi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026