Parashikimi i Endri Shabanit për zgjedhjet 2025: Rama dhe Berisha do bashkëqeverisin
Endri Shabani, drejtuesi i partisë Nisma Thurje ishte i ftuar këtë të mërkurë në Euronews Albania duke ndarë këndvështrimin e tij lidhur me atë çfarë mund të ndodhë pas zgjedhjeve të 11 majit në 2025.
Sipas tij, dy partitë më të mëdha PD dhe PS në vitin 2025 do të bashkëqeverisin pasi nuk do të kenë një rrugëzgjidhje tjetër.
“Partitë e vogla kanë objektiva. Unë do ti bashkoja votat me cilëndo parti që do largonte Sali Berishën, Edi Ramën, njerëz që kanë qenë ministra. Por partitë e vogla nuk janë të gatshme ta bëjnë këtë gjë. Ata më mirë e djegin partinë sesa të lëshojnë Saliun apo Ramën. Për pasojë, bindja ime është që në 2025, Rama dhe Berish do të bashkëqeverisin dhe do ndodhë ajo që Berisha ia kërkon sot poshtë ballkonit Ramës, një qeveri teknike.
Ata do të mendojnë se tashmë s’kanë një rrugëzgjidhje tjetër, asnjëri nuk qeveris dot dhe do mbyllet tranzicioni 34-vjeçar. Do të mbyllet tranzacioni me këtë çift që kanë bërë sikur kanë qenë kundër njëri-tjetrit”, tha Shabani.
Ndër të tjera, ai ka ngritur pikëpyetje se nëse vërtet diçka e tillë ndodhë, a do të ketë më opozitë në Parlament, dhe a do ketë njerëz të cilët mbrojnë interesin publik?”, është shprehur Endri Shabani.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kthehu në Shqipëri, më bërtiti me fjalë vulgare”, Bianca Boshnjaku rrëfen përplasjen në Itali
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
- 20:17 Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 20:06 Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë
- 19:36 Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri
- 19:31 “Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)