Bie “miti i të premtes” për Dortmund, mposhtet pas 21 vitesh në “Iduna Park”
Të fitosh në Signal Iduna Park është një mision tepër i vështirë, por ditëve të premte ka qenë si një magji e zezë, e cila u thye nga skuadra e aspirinave. Për 21 vite rresht, asnjë ekip gjerman nuk ia kishte dalë të fitonte në shtëpinë e verdhezinjve kur përballja luhej të premteve, por ia doli Leverkusen që në 10 janar mori 3 pikë. Sfida u mbyll me rezultatin 2-3 pas një performance mbresëlënëse të të besuarve të Xabi Alonsos, i cili i përgëzoi në përfundim të 90 minutave.
Balancat u thyen ende pa nisur mirë dueli, me Nathan Tellën që realizoi që në minutën e parë, ndërsa 7 minuta më pas ishte radha e Patrik Schick që dyfishoi avantazhin. Britaniku Bynoe Gittens ngushtoi diferencën dhe dha idenë se mund të shkonim drejt një barazimi, por kjo nuk ndodhi. Bomberi çek, që po kalon një sezon perfekt, shënoi sërish duke vendosur në tabelë rezultatin 1-3 në vetëm 19 minuta lojë.
Një 11 metërsh i kthyer në gol nga Guirassy u regjistrua në minutën e 79’ për të vulosur fitoren 2-3 të aspirinave, që bëhen kështu e para skuadër që fiton në Signal Iduna Park të premten, në 21 vitet e fundit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta