Farruku nuk ndalet, shënon golin e 7-të dhe i jep barazimin Burrelit
Burreli ka regjistruar një tjetër rezultat pozitiv në Kategorinë e Parë e ishte shumë pranë fitores ndaj një kundërshtari si Besa.
Në shtëpinë e tyre e kanë traditë të mos dorëzohen, teksa e njëjta gjë ndodhi dhe ndaj kavajasve, një përballje e mbyllur 1-1 me golin e të përhershmit Florenc Farruku.
23-vjeçari është një lider absolut për skuadrën e udhëhequr nga Ditmar Bicaj, e cila ka ndrshuar 100% nën drejtimin e ish-mbrojtësit.
Vendësit ishin shumë pranë marrjes së 3 pikëve, pasi pjesën e parë e mbyllën në avantazhin 1-0 me golin e sulmuesit Farruku, por festa e tyre u prish nga Nurja që solli barazimin në fraksionin e dytë.
31 pikë në vendin e katërt është një arritje e jashtëzakonshme e Burrelit, që këtë vit ka goditur me skuadrën e ndërtuar.
Kur flasim për sukses, krahas teknikut Bicaj është dhe futbollisti Farruku që numëron 7 gola në kampionat dhe 1 në kupë. Ndër të tjera 23-vjeçari ka asistuar në 3 momente për shokët e skuadrës.
Padiskutim mund të konsiderohet si zbulim i këtij edicioni, duke u renditur mes emrave të sulmit si Ruzgis, Maksuti, Mazrekaj apo Oshafi. Kujtojmë se golin e parë këtë sezon ia shënoi Flamurtarit të Vlorës, ekip pretendent për ngjitjen në elitë.
Performanca tejet pozitive e tij, por sidomos mosha janë arsye që japin garanci se do të jetë një ndër emrat më të përfolur në merkaton e ardhshme të transferimeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 10:02 Dy tërmete godasin jugun e Italisë, sa ishin magnitudat?
- 09:27 Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella
- 09:22 Sulmet ruse në Ukrainë lënë 15 të vrarë, raketat godasin ekspozitën e dronëve pranë Kievit
- 09:16 Pse Marc Cucurella nuk i lidh dhe nuk i pret kurrë flokët? Historia prekëse me të birin (VIDEO)
- 09:06 Ujërat e Danubit bie në nivele historike, thatësira zbulon anijet e fundosura të Luftës së Dytë Botërore në Serbi e Kroaci (VIDEO)
- 09:00 Rumania në gatishmëri të lartë, F-16 rrëzon dronin e dytë brenda pak orësh pas shkeljes së hapësirës ajrore