Përplasen tre makina në aksin Korçë-Ersekë, lëndohet njëri nga shoferët

11 Janar 2025 | 18:05

Mbrëmjen e së shtunës në aksin nacional Korçë-Ersekë në afërsi të fshatit Kamenicë ka ndodhur një aksident ku janë përplasur dy makina, më pas në aksident është përfshirë një automjet i tretë.

Nga burime paraprake thuhet se një mjet tip “Mercedes Benz ” është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë ndërkohë që në këtë aksident është përfshirë e një mjet i tretë. Si pasojë një nga shoferët ka mbetur i lënduar i cili është dërguar në spitalin e Korçës ku burime pranë këtij spitali thanë se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa një aksident tjetër ka ndodhur po këtë të shtunë në aksin Librazhd-Përrenjas në afërsi të fshatit Qukës ku një trajler ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka shkaktuar trafik të  rënduar në këtë aks rrugor.

Nga ky aksident nuk raportohen të lënduar, por vetëm dëme materiale ndërsa policia po vijon hetimet rreth shkaqeve të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026