Joshua vijon “presionin” ndaj Fury, 35-vjeçari kërkon duel në verë
Boksi britanik vijon të prodhojë spektakël, të ardhura, por edhe tituj, ku herë pas here rikthehen duelet mes gjigantëve të këtij sporti, teksa një përballje e tillë është projektuar së shpejti. Në verë pritet të jetë momenti i duhur dhe një prej boksierëve që këmbëngul dhe mendon se është herët për t’u tërhequr është Anthony Joshua. Britaniku ka këmbëngulur për një duel me bashkëkombësin e tij Tyson Fury, me këtë të fundit që vjen pas dy humbjeve radhazi me Oleksandr Usyk.
Deri më tani nuk ka asnjë përgjigje nga ana e Fury, i cili duket se ende nuk e ka marrë veten nga disfata e dyfishtë me ukrainasin, por gjithsesi nuk i ka thënë “jo” Joshuas. Ky i fundit vjen pas humbjes me Daniel Dubois dhe mënyra më e mirë për t’u rikthyer në krye është një duel me “Gypsy King”.
Presioni nga ana e Joshua ka qenë i vazhdueshëm për të pasur një tjetër duel gjigant në boksin britanik, duke cituar se ka ardhur koha për këtë event. Nga ana tjetër, një duel interesant do të ishte edhe ai mes kampionit absolut Oleksandr Usyk dhe Dubois, me këtë të fundit që nuk është pajtuar me humbjen e pak muajve më parë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Dueli i shekullit në boks/ Pritjes i vjen fundit, Usyk e Fury përballen në Arabi
- Përballja e shekullit në boks, Usyk do të ndeshet me Fury
Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 10:02 Dy tërmete godasin jugun e Italisë, sa ishin magnitudat?
- 09:27 Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella
- 09:22 Sulmet ruse në Ukrainë lënë 15 të vrarë, raketat godasin ekspozitën e dronëve pranë Kievit
- 09:16 Pse Marc Cucurella nuk i lidh dhe nuk i pret kurrë flokët? Historia prekëse me të birin (VIDEO)
- 09:06 Ujërat e Danubit bie në nivele historike, thatësira zbulon anijet e fundosura të Luftës së Dytë Botërore në Serbi e Kroaci (VIDEO)
- 09:00 Rumania në gatishmëri të lartë, F-16 rrëzon dronin e dytë brenda pak orësh pas shkeljes së hapësirës ajrore