Tregu i makinave shënon rekord në Shqipëri, numri i mjeteve që hyjnë në muaj
Viti 2024 shënoi një rekord të ri në tregun e makinave, pasi në vendin tonë hynë 99 440 të tilla. Në raport me vitin 2023, janë 21 mijë mjete më shumë, cka tregon për një shtesë importi rreth 25%.
Me numrat në fjalë, çdo muaj kanë hyrë 8300 makina, të cilat janë regjistruar për t’u shitur në treg
Oferta në treg për makina ka qenë e lartë, teksa në rrugët kombëtare dhe qendrat e mëdha urbane, trafiku është shtuar dhe mundësitë për të gjetur një vend qëndrimi po kufizohet ndjeshëm.
Shifrat tregojnë se 1 në 5 makina erdhi nga Koreja e Jugut, shtet i cili kaloi për herë të parë Italinë dhe Gjermaninë për sasinë e makinave të importuara.
Sipas llojit, janë 3 marka që kanë dominuar këtë periudhë, Volksavageni, Mercedesi dhe Audi të cilat përbëjnë 55 % të gjithë flotës.
80% e makinave që kanë ardhur këtë vit janë prodhuar para vitit 2015, çka tregon se pjesa dërrmuese e blerësve do të ngasin një mjet me kilometrazh më të lartë se 100 mijë km.
Rreth 40% e makinave porositen nga Tirana, aty ku numri i mjeteve aktive të regjistruara ka arritur 370 mijë, ndërsa në të gjithë vendin, ky numër është 925 mijë.
LEXONI GJITHASHTU:
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës