Napoli kërkon me çdo kusht Zhegrovën, gazetari italian zbulon prapaskenat
Futbollisti Edon Zhegrova ka bërë të ditur dëshirën për të ndërruar ambient dhe për të lënë pas aventurën e tij te Lille OSC. Megjithëse klubi francez refuzoi ta largonte gjatë verës.
Por tashmë interesimi për reprezentuesin kosovar është në rritje, veçanërisht pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse në Ligën e Kampionëve dhe kontributit të tij vendimtar gjatë ndeshjeve të fundit.
Sipas burimeve të besueshme nga gazetari sportiv italian Fabrizio Romano, Napoli ka kontaktuar Lille për të negociuar transferimin e Zhegrovës në këtë afat kalimtar. Por “Les Dogues” nuk duket se do ta lehtësojnë këtë proces, pasi dëshirojnë të mbajnë lojtarin deri në përfundimin e sezonit, me shpresën për të rritur vlerën e tij.
Mediat italiane raportojnë se Zhegrova mund të jetë pasuesi ideal i Khvicha Kvaratskhelia, i cili pritet të largohet drejt Paris Saint-Germain. Për këtë arsye, Napoli e sheh anësorin kosovar si një zgjidhje afatgjatë për krahun e tyre të majtë.
Zhegrova, përmes agjentit të tij, po këmbëngul për largimin nga Lille dhe transferimin drejt Serisë A. Nëse marrëveshja finalizohet, ai do të kishte mundësinë të rritet edhe më shumë në një kampionat të njohur, siç është ai italian.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës