Aleatët republikanë të Trump hartojnë një projektligj për blerjen e Groenlandës

13 Janar 2025 | 21:11

Aleatët republikanë të Presidentit të zgjedhur Donald Trump në Dhomën e Përfaqësuesve po përpiqen të sigurojnë mbështetje për një projektligj mbi autorizimin e bisedimeve për blerjen e Groenlandës. Lajmi u publikua duke u mbështetur në një kopje të projektligjit që tanimë u është dërguar disa ligjvënësve.

Projektligji quhet “Ta Bëjmë Groenlandën të Madhërishme Sërish”, njoftuan zyrat e ligjvënësve republikanë Andy Ogles, i cili po udhëheq përpjekjet për projektligjin dhe Diana Harshbarger. Faqja e internetit e rrjetit Fox News njoftoi të hënën në mëngjes mbi një kopje të projektligjit që ka 10 përkrahës të tjerë, shkruan VOA.

Pse është e rëndësishme

Presidenti i zgjedhur Trump thotë se dëshiron ta bëjë Groenlandën pjesë të Shteteve të Bashkuara dhe nuk përjashton përdorimin e fuqisë ushtarake ose ekonomike për të bindur Danimarkën që ta dorëzojë atë. Republikanët fituan një shumicë të ngushtë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Pikat kyçe

Projektligji, nëse miratohet, do të lejojë presidentin të fillojë negociatat me Danimarkën më 20 janar, kur zoti Trump merr detyrën.

“Kongresi autorizon Presidentin, duke filluar nga ora 12:01 më 20 janar, për të kërkuar fillimin e negociatave me Mbretërinë e Danimarkës për të siguruar blerjen e Groenlandës nga Shtetet e Bashkuara”, thuhet në këtë projektligj.

“Jo më vonë se 5 ditë pas arritjes së një marrëveshjeje me Mbretërinë e Danimarkës në lidhje me blerjen e Groenlandës nga Shtetet e Bashkuara, Presidenti do t’u dërgojë komisioneve përkatëse të Kongresit marrëveshjen, duke përfshirë të gjitha materialet dhe anekset përkatëse”, shton ai.

Konteksti

Danimarka ka kontrollin e Groenlandës prej disa shekujsh, fillimisht si koloni dhe aktualisht si territor gjysmë sovran. Ishulli i nënshtrohet kushtetutës daneze, që do të thotë se çdo ndryshim në statusin e tij ligjor do të kërkonte një ndryshim kushtetues.

Kryeministri i Groenlandës Mute Egede, i cili ka rritur përpjekjet për pavarësi, ka thënë vazhdimisht se ishulli nuk është në shitje dhe se i takon popullit të tij të vendosë për të ardhmen e tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026