“Balla tha se e di kush ishte me trafikantët e Xibrakës”, avokati: SPAK s’e ka…

13 Janar 2025 | 21:44

Avokati Redi Ramaj tha në emisionin Now në Euronews Albania se SPAK s’e ka bërë detyrën lidhur me denoncimin e Gazment Bardhit për dyshime të përfshirjes së vëllait  të kryeministrit në dosjen Xibraka, duke mos hetuar në mënyrë shteruese.

Sipas tij për të shuar tymnajën politike, SPAK duhet të kishte pyetur persona që kanë dije për çështjen, siç është Taulant Balla i cili nga foltorja e Kuvendit ka thënë se di kush është personi në makinën e trafikantëve.

“Vetë deklarata e SPAK kuptohet që thote se është vendosur pezullimi i hetimeve, që do të thotë nuk kemi autor për një vepër penale të caktua dhe kjo do të thotë që hetimi duhet të vazhdojë nga organe të tjera si policia. Nuk i është dhënë në zgjidhje përfundimtare çështjes, për të hequr tymnajën politike. Nëse janë bërë hetime të tjera shtesë dhe nëse janë marrë persona që mund të kenë dijeni për çështjen për t’u pyetur. Kemi një deklarim të Ballës në kuvend që thotë, unë  e di se kush është personi që ju thoni është vëllai i kryeministrit dhe për të shuar tymnajën politike besoj se SPAK s’e ka bërë detyrën për një hetim të plotë dhe të qenësishëm”, tha avokati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA

Turqia ka shprehur interes për t’u bashkuar me Sistemin Evropian të Pagesave SEPA, me qëllim lehtësimin e transaksioneve financiare ndërkufitare me Bashkimin Evropian. Deklarata u...
14:55 | 01/07/2026

Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka vendosur të mos i heqë mandatin kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, duke vlerësuar se në këtë...
14:10 | 01/07/2026

Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e 12 korrikut 2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila dënoi me burgim...
14:02 | 01/07/2026