Rama, SPAK dhe ‘Xibraka’/ Peçi zbulon synimin e kryeministrit për forcimin e PS-së!
Gazetari Ermal Peçi ishte i ftuar këtë të diel në emisionin ‘Review’ në Euronews Albania teksa ka folur për çështjen ‘Xibraka’ dhe reagimet mes Gazmend Bardhit dhe kryeministrit Edi Rama për këtë dosje.
Në këndvështrimin e tij, Edi Rama nuk kishte synimin të diskutonte për ‘Xibrakën’ apo mbylljen e hetimeve ndaj Olsi Ramës por kishte fjalimin e hapjes së fushatës zgjedhore që kemi përpara.
‘’Ne deklaratën e Ramës, preteksti ishte Gazmend Bardhi por ai mbajti fjalimin e hapjes së fushatës kundrejt Berishës. Në çdo moment, Rama ka targetin ndaj PD. Por, ai kundërshtarin më të madh ka insitucionin e drejtësisë, SPAK-un. Rama shikon edhe sondazhe kundër vetes dhe i duhet të ketë një target.
Peçi ka theksuar se kryeminsitri përdor një strategji komunikimi më anë të së cilës, forcon dhe Partinë Socialiste.
‘’E ka strategji komunikimi faktin që krijon një anë relative duke thënë se ai është e keqja më e vogël para publikut. Rama futi Ilir Metën në burg, i ka mbetur vetëm Berisha përballë dhe përdor këtë lloj komunikimi për të forcuar PS’’, tha gazetari Ermal Peçi.
Tre persona humbën jetën në festën për kualifikimin e Meksikës në Kupën e Botës
Chris Brown humb betejën në gjykatë, detyrohet t’i paguajë ish-punonjëses 13 milionë dollarë
Aksident tragjik me 1 të vdekur, furgoni me pasagjerë i linjës së Beratit del nga rruga në autostradën Tiranë–Durrës
- 09:46 Mbi 2,200 viktima nga tërmetet në Venezuelë, presidentja Rodriguez shpall 7 ditë zie kombëtare
- 09:42 OpenAI propozon t’i japë 5% të aksioneve për qeverinë amerikane
- 09:34 Mbi 1,000 hektarë digjen nga zjarret në Francën jugore
- 09:32 Protesta jashtë Kuvendit, policia merr masa dhe blindon Parlamentin (VIDEO)
- 09:30 Një tërmet i fortë godet Afganistanin, sa ishte magnituda
- 09:27 Ish-drejtori i CIA-s padit administratën Trump