“Kurti mund të mos jetë Kryeministër”, Beqa bën deklaratën e fortë!
Në Kosovë kanë nisur tensionet e fushatës zgjedhore të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Ndër të tjera lindin dhe pikëpyetjet për kandidatët që do ketë përballë Albin Kurti por dhe vetë ai, a do të arrijë të ketë shumicën e votave?
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Mentor Beqa ka folur lidhur me këtë çështje duke diskutuar rolin e Kurtit në këtë mes.
“Do të kemi ‘Vetëvendosjen’ si partinë më të madhe në Kosovë, do kemi Albin Kurtin si politikanin më të votuar. Gjithë diskutimi është nëse Albin Kurti do të arrijë i vetëm të marrë shumicën e mndateve që të krijojë një qeveri pa koalicion, edhe pse vështirë”, tha eksperti.
Teksa ka folur për zgjedhjet që e presin Kosovën, Beqa ka lënë hapësirë të nënkuptohet se Kurti mund edhe të mos jetë kryeministër.
“Basti i Kurtit është që të fitojë i vetëm zgjedhjet dhe të jetë kryeministër i ardhshëm, por ka lënë të hapur edhe faktin që edhe mund të mos jetë kryeministër nëse nuk merr shumicën e votave. Nëse ndodh kjo, atij do i duhet të negociojë me partitë e vjetra. Mundësia do të ishte që koalicionin ta bënte me AAK-në”, theksoi Mentor Beqa.
Ai shton gjithashtu se të gjithë aktorët e PDK-së e kanë kundërshtuat Kurtin dhe kanë mbajtur një qëndrim radikal kundër një koalicioni të mundshsëm me këtë të fundit. Se Kosova nuk bën përjashtim nga një zhvillim i cili duket se është trend i konsoliduar në politikë.
LEXONI GJITHASHTU:
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit