Shisnin lëndë narkotike afër shkollës, arrestohen dy persona në Tiranë (Emrat)

15 Janar 2025 | 09:57

Dritan Doçi dhe Pajtim Gallushi janë arrestuar në Tiranë pasi shisnin lëndë lëndë narkotike kokaine dhe kanabisi, në afërsi të një shkolle.

Nga veprimet hetimore dyshohet se lëndën narkotike e fshihnin në ambientet e një lavazhi në përdorim nga njëri prej tyre.

Gjithashtu është proceduar edhe një person të cilit iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis që dyshohet se ia kishte blerë njërit prej të arrestuarve.

Sipas njoftimit të policisë janë sekuestruar 220 doza kanabisi, 20 doza kokaine, 1 armë e ftohtë (thikë), një shumë parash e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike, 2 peshore elektronike dhe 2 celularë.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Nr. 3, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në inteligjencën informative për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Interruption”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit: D. D., 40 vjeç dhe P. G., 28 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas shitnin doza të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, në afërsi të një shkolle, dhe se lëndën narkotike e fshihnin në ambientet e një lavazhi në përdorim nga shtetasi D. D.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve për këtë rast nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. L., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lëndë e dyshuar kanabis, të cilën nga veprimet hetimore dyshohet se ia kishte blerë shtetasit D. D.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasve D. D. dhe P. G., kontrollit në ambientet e lavazhit dhe të banesës së shtetasit D. D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 220 doza kanabisi, 20 doza kokaine, 1 armë të ftohtë (thikë), shuma parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, 2 peshore elektronike dhe 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë...
08:13 | 25/06/2026

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026

Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Sukth, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës. Sipas burimeve policore, i...
07:57 | 25/06/2026