“Ishte i përqëndruar vetëm te puna”- Zbulohet arsyeja e divorcit të Guardiolës

15 Janar 2025 | 10:37

Në dukje e çuditshme, por është e vërtetë, shkak për ndarjen e çiftit Guardiola-Serra është mungesa e përkushtimit nga ana e trajnerit për bashkëshorten e tij dhe gjithë familjen. Një ditë pasi lajmi u publikua në media, janë zbuluar detaje interesante në lidhje me ndarjen e çiftit, ku thuhet se 53-vjeçari ishte i përkushtuar vetëm në punë, si trajner i disa ekipeve si Barcelona, Bayern apo Manchester City, ndërsa nuk kishte kohë për familjen e tij. Kjo gjë nuk i pëlqente bashkëshortes Cristina Serra, e cila i ka kërkuar divorcin, pasi spanjolli ishte i fokusuar vetëm në punë.

Kanë qenë të afërm të çiftit ata të cilët për Dailymail kanë deklaruar këto arsye si shkakun kryesor, pasi për shkak të punës së teknikut, dyshja ishin detyruar të jetonin në distancë. Guardiola si trajner aktualisht në Angli, ndërsa Cristina Serra si një administratore e firmës së modës që ka në pronësi së bashku me familjen.

Pavarësisht se të mërkurën u shpërnda masivisht lajmi për ndarjen e tyre, Guardiola nuk hezitoi të mbante në gisht unazën e martesës, gjë që u konstatua gjatë duelit me Brentford.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
22:30 | 24/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026