I dehur në timon tentoi të korruptojë policinë rrugore, arrestohet 59-vjeçari

15 Janar 2025 | 11:55

Një 59-vjeçar nga Lushnja është arrestuar nga Policia Rrugore në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë.

Gjatë patrullimeve në zonën e Plepave, efektivët ndaluan automjetin e drejtuar nga shtetasi me iniciale I. Y., për verifikime. Pas kërkesës për të kryer testin e alkoolit, ai ofroi 10 mijë lekë të vjetra me qëllim shmangien e testimit dhe arrestimit.

Testi i kryer nga Policia tregoi se 59-vjeçari kishte një nivel alkooli prej 0.86 mg/l, mbi normën e lejuar.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi I. Y. u arrestua për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, si dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë teksa këtë të enjte shënohet dita e 33-të e protestës. Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar...
19:42 | 02/07/2026

Dita e 33-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”

Këtë të enjte, qytetarët kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 33 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe qytetarë kanë...
19:11 | 02/07/2026

Kishte fshehur një tajlandeze në valixhe për ta kaluar jashtë vendit, arrestohet 26-vjeçari në Muriqan

Policia Kufitare e Muriqanit ka arrestuar në flagrancë një shtetas francez, i cili dyshohet se tentoi të nxirrte në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria një...
18:43 | 02/07/2026