Emri| Arrestohet autori që qëlloi për vdekje 81-vjeçarin në Tiranë
Policia ka arrestuar autorin e dyshuar për vrasjen e 81-vjeçarit Xhemal Meta, i cili u gjet pa shenja jete në banesën e tij në fshatin “Shëngjin i Vogël”.
Fillimisht ngjarja u raportua si aksdentale, por ishte ekspertiza mjeko-ligjore e cila provoi se i moshuari ishte qëlluar me sende të forta në pjesën e pasme të kokës.
Burime bëjnë me dije se autori i arrestuar është shtetasi Isuf Hasa.
Ende nuk dihen motivet e krimet të rëndë ndërkohë që policia po vijon hetimet për të zbuluar nëse ka pasur bashkëpunëtorë dhe për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes.
Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, djali i viktimës deklaroi se familja e tij nuk ka konflikte me asnjë njeri.
Sipas tij, babain e gjetën të shtrirë për tokë dhe të gjakosur në hyrje të banesës dhe fillimisht dyshuan se ishte një ngjarje aksidentale.
I biri tha se shtëpia nuk ishte grabitur, por mungonte vetëm kuleta personale e të atit e cila nuk iu gjet në xhep.
“Nuk kemi pasur gjë brenda për ta vjedhur. Gjërat personale që kishte me vete, kuleta nuk është gjetur. Nuk kam asnjë dyshim pasi nuk kemi pasur konflikte të dyshoj tek dikush. Kjo është zonë e qetë, s’ka ndodhur kurrë gjë”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur