Gemi paralajmëron: Vota familjare do mbizotërojë, pritet të kemi surpriza!
Pedagogia Eda Gemi komentoi gjetjet e Barometrit në Euronews Albania lidhur me perceptimin e qytetarëve që jetojnë në Shqipëri për pjesëmarrjen në votime të qytetarëve shqiptarë në diasporë.
Sipas saj, vota e emigrantëve të diasporës do të jetë në mënyrë të pashmangshme e lidhur me interesat e tyre familjare apo farefisnore.
“Nisur nga eksperienca në Greqi, së pari duhet ta shohin në 2 aspekte, ka një imazh për Shqipërinë që nuk është i miri i mundshëm, por kur vjen puna për të votuar ne jemi një fshat i vogël, dhe padyshim vota nga pikëpamja materiale do bazohet nga interesa familjare, farefisnore. Kur vjen puna për votën vjen i pari interesi familjar apo farefisnor. Sa i përket regjistrimit në sistem dhe votimit edhe aty do kemi surpriza, se regjistrimin nuk përkthehet në numrin e votave në Shqipëri”, tha ajo.
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 10:20 Mbërrin autoambulanca pranë Parlamentit, disa protestues pësojnë probleme shëndetësore
- 10:19 Përplasjet para Parlamentit, plagosen dy punonjës policie
- 10:17 Spiropali hyn në Parlament: Nuk duhet të merremi me protestuesit, duhet të merremi me veten
- 10:07 PD bojkoton seancën në Kuvend: Nuk vijmë për sa kohë nuk diskutohen kërkesat e protestuesve
- 10:04 Tensione jashtë Kuvendit! Pas përdorimit të sprajit djegës, polici i vjen në ndihmë qytetarit
- 09:59 Protestuesit heqin një pjesë të gardhit metalik, policia përdor ndaj tyre spraj djegës