Shqiptari i shënon gol historik PSG, Kevis Gjeci ish-futbollisti i Sopotit/ VIDEO

15 Janar 2025 | 22:44

Në një ndeshje të jashtëzakonshme në Kupën e Francës, PSG luajti këtë të mërkurë në mbrëmje përballë Espaly, një skuadër e kategorisë së pestë, dhe është përballur me një surprizë të madhe.

Kevis Gjeci, mesfushori shqiptar i Espaly, ka realizuar një gol të shpejtë pas vetëm 3 minutash lojë, duke kaluar skuadrën e tij në avantazh kundër gjigantëve të Paris Saint-Germain.

Gjeci e ka befasuar portierin e PSG-së me një goditje me kokë brenda zonës dhe ka festuar me simbolin e shqiponjës, një festë që është bërë tipike për shumë shqiptarë në fushat e futbollit.

Ky gol është një moment historik për lojtarin, i cili ka shpenzuar pjesën më të madhe të karrierës së tij duke luajtur me skuadra më të vogla, si Sopoti në Shqipëri, dhe u transferua në Espaly në vitin 2016.

Kjo ndeshje dhuroi shumë emocione, ku PSG përmbysi rezultatin në minutat e fundit duke fituar 4 me 2 ndaj Espaly.


LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
22:30 | 24/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026