Presidenti Meta: Tani përgjegjësia është e numëruesve, asnjë votë të mos tjetërsohet
Presidenti Ilir Meta në mbyllje të procesit të votimit ka bërë një reagim në rrjetet sociale ku kërkon që asnjë votë të mos tjetërsohet.
Ai thotë se tani përgjegjësia për të mbyllur me sukses procesin është e komisionerëve dhe numëruesve.
“Të gjithë qytetarët të relaksohen tani, pas këtij procesi të mrekullueshëm votimi. Tani është përgjegjësia e komisionerëve dhe e numëruesve. Askush të mos guxojë të cenojë këtë proces madhështor elektoral për llogari meskine! Asnjë votë nuk mund të tjetërsohet”, shprehet presidenti.
Sipas kreut të shtetit “sondazhet, që jepen, kanë vetëm prapavija partiake dhe ju do të argëtoheni me to në fund të procesit”. Ai e mbyll reagimin duke thënë se “Shqipëria ka Fituar dhe shumë shpejt do çelim negociatat për anëtarësim”.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk