2 muaj nga vrasja e Martin Canit, babai: Heshtja vret më shumë!
Kur këtë të premte bëhen dy muaj nga vdekja e Martin Canit, u zhvillua një protestë pranë shkollës së tij “Fan Noli”, aty ku ndodhi ngjarja tragjike, ku ai u godit me thikë nga një bashkëmoshatar.
Gjatë protestës, ishin të pranishëm edhe prindërit e Martinit, të cilët shprehën shqetësimin se ende nuk është bërë drejtësi për vrasjen e djalit të tyre.
“Heshtja vret më shumë. Nuk kemi marrë asnjë informacion, nuk ka pasur ndonjë grup kriminal të përfshirë, dhe mund të ishte zbardhur për tre ditë. Nuk kemi asnjë reagim nga shkolla. Kur kërkuam rregulloren e brendshme, na thanë se e dërguan në Prokurori,” tha babai i Martinit.
“Ne duam vetëm drejtësi,” tha nëna e Martinit, duke shtuar se askush nga shkolla nuk ka komunikuar me ta ose i ka informuar për situatën.
Protestuesit kërkuan zbardhjen e ngjarjes dhe dënimin e autorëve me thirrjet; “Ende nuk ka drejtësi për Martinin” ndërsa në përkujtim të tij u ndezën qirinj.
Pasi qëndruan aty të pranishmit së bashku me prindërit e Martinit filluan marshimin nga shkolla drejt Ministrisë së Arsimit me thirrjet “Drejtësi për Martinin”. Përkrah familjarëve të Martin Canit në protestë ishte dhe shoku i tij Luis Meçja që mbeti i plagosur pasi shkoi ti vinte në ndihmë Martinit.
Kujtojmë se vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani ndodhi më 18 nëntor 2024 pas një përleshjeje pranë shkollës “Fan Noli”.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor
Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi
Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 17:38 U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim
- 17:36 E hëna dhe e marta ishin ditët më të nxehta për muajin qershor në Spanjë që nga viti 1950
- 17:02 Më afër se Hëna, një asteroid “krejtësisht i padëmshëm” së shpejti do të kalojë pranë Tokës
- 16:57 Macja Larry në Britaninë e Madhe që ka përcjellë gjashtë kryeministra
- 16:55 Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë në Shqipëri
- 16:51 Italia kritikon shefin e NATO-s, deklaroi se 500 baza ushtarake italiane do përdoren kundër Iranit