Plagoset me thikë efektivi i Policisë, në mbyllje të procesit të votimit
Ditën e sotme, një incident është rregjistruar në momentin e mbylljes së kutive të votimit në Fushë Arrëz.
Gazetari Teodor Gjerga raporton për Euronews Albania se polici i plagosur në Fushë Arrëz ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Ngjarja ka ndodhur në Fusha Arrëz rreth orës 19:00. Shtetasi me inicialet M.Ll ka qëlluar policin me inicialet G.O me thikë në shpatull, i cili është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekimin në spitalin e Pukës. Nuk ndihet ende dinamika e ngjarjes, ndërsa autori është shpallur në kërkim,” u shpreh gazetari Teodor Gjerga
“Nga veprimet e para hetimore është bërë identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasi M. Ll., 32 vjeç, banues në fshatin Qafë Mali, Pukë dhe po punohet për kapjen e tij,” – thuhej në informacionin paraprak të Policisë.
Ndërkohë bëhet me dije se grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk