Menaxhimi i ndeshjes Shqipëri– Çeki, federata çeke falënderon Policinë e Shtetit
Shefi i Sigurisë i Federatës së Futbollit të Republikës Çeke, Mgr. Jakub Schor i është drejtuar me një letër falënderimi drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Në këtë letër ai ka vlerësuar mirëmenaxhimin nga ana e Policisë Shqiptare, para, gjatë dhe pas mbarimit të ndeshjes ndërkombëtare mes Shqipërisë dhe Çekisë, e cila u zhvillua në Tiranë më 16 nëntor 2024.
Në letrën e falënderimit Jakub Schor shprehet se rrethanat e ndeshjes nuk ishin ideale, veçanërisht në lidhje me ndeshjen e parë në Pragë, ‘por vetëm përmes angazhimit, përpjekjes së jashtëzakonshme dhe profesionalizmit të lartë’ të treguar nga pala shqiptare, gjithçka shkoi mirë.
Më poshtë mund të lexoni letrën e plotë:
Mgr. Jakub Schor – Ilir Prodës:
I nderuar Zoti Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda,
Në emër të Federatës së Futbollit të Republikës Çeke, lejoni të shpreh mirënjohjen tonë për bashkëpunimin në sigurimin e rendit publik në lidhje me ndeshjen e Ligës së Kombeve ndërmjet Shqipërisë dhe Republikës Çeke, e cila u zhvillua në Tiranë më 16 nëntor 2024.
Do të doja veçanërisht të vlerësoja qasjen Tuaj personale, përpjekjen e jashtëzakonshme dhe profesionalizmin e lartë Tuajin dhe të kolegëve tuaj të DVP Tiranë, Policisë Rrugore dhe Policisë Kufitare, që bënë të mundur sigurimin e një qëndrimi pa probleme për Kombëtaren Çeke dhe shtetasit çekë, si dhe zhvillimin e ndeshjes në një ambient të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit.
Jam i vetëdijshëm se rrethanat e ndeshjes nuk ishin ideale, veçanërisht në lidhje me ndeshjen e parë në Pragë, por vetëm përmes angazhimit dhe vendosmërisë së madhe, përpjekjes së jashtëzakonshme dhe profesionalizmit të lartë Tuajin dhe kolegëve tuaj gjithçka kaloi më së miri.
Së fundmi, do të doja të theksoja qasjen tuaj të drejtë dhe kujdesin që ju dhe ekipi juaj investuat në realizimin e kësaj ndeshjeje.
LEXONI GJTHASHTU:
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës