Brdaric i druhet Bylisit, ndeshja hapëse e javës së 15, tekniku: Do jetë e vështirë

28 Nëntor 2024 | 20:15

Superliga shqiptare nis të premten javën e 15-të të saj, ndërsa sfida hapëse është ajo mes Bylisit dhe Vllaznisë. Të dyja ekipet kanë vijuar përgatitjet në prag të kësaj ndeshje, ndërsa trajneri Thomas Brdaric ka analizuar situatën.

“Ne e dimë situatën tonë, jemi duke u rritur çdo ditë. Duhet të kemi balancë në sulm dhe mbrojtje, duhet të jemi fizikisht dhe psikologjikisht të përgatitur, të disiplinuar, sidomos në mbrojtje dhe të mos i japim mundësi kundërshtarit, na duhet një performancë e mire”, tha Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë.

Tekniku ka dhe një vlerësim për kundërshtarin.

“Është një ndeshje komplet ndryshe, disa javë më parë kanë sjellë një trajner me eksperiencë si Nevil Dede dhe duhet të përgatitemi sa më shumë për ndeshjen”, u shpreh trajner i Vllaznisë.

Vllaznia aktualisht renditet në vendin e dytë me 25 pikë, 2 më pak se Partizani kryesues. Në anën tjetër Bylis është ekipi me paraqitjet më të dobëta e numëron vetëm 10 pikë në fund të klasifikimit. Përballja e parë mes tyre u fitua nga shkodranët në shifrat 2-0.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sekretari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së thirrje emigrantëve: Të kërkojnë status të përhershëm ose të largohen

Emigrantët në SHBA me status të mbrojtjes së përkohshme duhet të kërkojnë qëndrim të përhershëm ose leje qëndrimi, tha Markwayne Mullin, sekretari i Sigurisë Kombëtare,...
10:14 | 29/06/2026

Protestë masive në qendër të Serbisë, dominojnë mesazhet për Kosovën

Nën sloganin “Gjithçka shihet në Vidovdan”, të dielën në Kralevë – pjesa qendrore e Serbisë – u mbajt një protestë e organizuar nga studentët që...
08:59 | 29/06/2026

Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare

Në një skenë të huaj, nën dritat e Sanremos, nuk u dëgjua thjesht muzikë… u dëgjua zemra e Shqipërisë që rrihte fort. Azgan Haklaj, së...
21:00 | 28/06/2026